Një zjarr masiv shpërtheu në objektin e Tata Electronics Limited (TEL) në Tamil Nadu, të Indisë këtë të shtunë.
Si pasojë ka shkaktuar ndërprerje të konsiderueshme në funksionimin e saj.
Objekti luan një rol vendimtar në montimin e komponentëve për iPhone të Apple dhe shpërthimi i zjarrit çoi në pengesa operacionale edhe kur ekipet e zjarrfikësve punuan për të kontrolluar zjarrin.
Rreth 1500 punëtorë ishin në detyrë gjatë turnit të parë në momentin e incidentit.
Të gjithë punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt dhe nuk raportohet për viktima apo lëndime.