Parlamenti i Afrikës së Jugut në Cape Town është përfshirë nga zjarri që prej ditës së dielë. Megjithëse një ditë më parë u tha se zjarri ishte vendosur nën kontroll, flakët janë riaktivizuar sërish në dhomat e Parlamentit.
Çatia e ndërtesës së Parlamentit është përfshirë nga flakët e zjarrit. Në vendngjarje shkuan zjarrfikësit të cilët u përpoqën të vendosnin zjarrin nën kontroll.
Dëme të shumta materiale janë shkaktuar nga zjarri, ndërsa nuk ka asnjë të lënduar për shkak të pushimeve vjetore.
Zjarrfikësit kishin paralajmëruar se zjarri do të ishte i vështirë për t’u shuar për shkak të dyshemesë prej druri.
Zjarrin në Parlament, Presidenti i vendit Cyril Ramaphosa e konsideroi një “ngjarje të tmerreshme”.