Ka përfunduar takimin mes kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa.
Ky i fundit është parë duke u larguar nga objekti i Kuvendit duke mos folur për media, ndërsa Kurti ende nuk ka dalë njofton Klan Kosova.
Nënkryetari i VV-së, Besnik Bislimi, ka thënë se dy palët kanë rënë dakord për t’u takuar sërish.
Bashkë me të ka qenë edhe nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani.
Gazetarët nuk janë lejuar të hynë brenda objektit të Kuvendit.