Izraeli i mbështetur nga SHBA, ka vendosur pro sulmit kundër Iranit
“Ushtria po planifikon një përgjigje të rëndësishme ndaj sulmit raketor të Iranit, i cili megjithëse nuk shkaktoi dëme të konsiderueshme, nuk mund të mbetet pa përgjigje. Ushtria po përgatitet për një sulm të ashpër”, tha media izraelite.
Raporti tregoi gjithashtu se Izraeli pret mbështetje nga vendet e tjera në koalicionin kundër Iranit, si dhe koordinim të vazhdueshëm ndërkombëtar. Po ashtu tha se aleatët e Izraelit, përfshirë SHBA-në, e shohin Iranin si një kërcënim të përbashkët.