Ish-kryeministri Sali Berisha para simpatizantëve
Disa ditë më parë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mori vendimin për të përjashtuar nga grupi parlamentar i partisë ish-kryeministrin Sali Berisha. Basha tha se ky vendim ishte personal i tij, duke i hequr barrën e përgjegjësisë deputetëve të tjerë.
Ndërsa në kundërpërgjigje të tij, Berisha tha se ky vendim është antistatutor dhe antiligjor sepse kjo çështje nuk është kaluar në votim, sikurse e parashikon statuti i Partisë.
Sot kryesia e forumit rinor të Partisë Demokratike kërkon që vendimi për përjashtimin e Berishës nga PD të shkojë në referendum.
Kanë qenë plot 30 anëtarë të forumit që kanë firmosur këtë peticion, të cilin ia kanë drejtuar sekretarit të përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi dhe kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka.