Autoritetet izraelite thonë se kanë nisur operacione tokësore që synojnë Hezbollahun brenda Libanit.
Kreu i Kombeve të Bashkuara është shprehur kundër një pushtimi tokësor izraelit në Liban, tha të hënën zëdhënësi i tij.
“Ne nuk duam të shohim asnjë lloj pushtimi tokësor,” tha një zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, gjatë një konference për shtyp.
Zëvendës-shefi i Hezbollahut, Naim Qassem, të hënën dha fjalimin e tij të parë që kur u vra kreu i Hezbollahut, ku mes tjerash tha:
“Ne nuk do të lëvizim asnjë centimetër nga pozicioni ynë në mbështetjen e Gazës dhe Palestinës dhe mbrojtjen e Libanit dhe popullit të tij. Ne jemi të bindur se armiku izraelit nuk do t’i arrijë qëllimet e tij. Ne e dimë se beteja është e gjatë dhe opsionet janë të hapura për ne dhe jemi gati nëse armiku do të hyjë nga toka, pasi forcat e rezistencës janë gati për përballje tokësore”.