Moti i keq le pa energji gati 400 mijë njerëz në SHBA
Pamjet e këtyre përmbytjeve katastrofike vijnë nga Siçilia, atje ku një stuhi me reshje të dendura shiu goditën Katanian dhe qytezat përreth. Një çift të moshuarish rezultojnë të zhdukur, pasi automjeti i tyre u gjend mes rrjedhës së dendur të ujërave që i shndërruan rrugët në lumenj, duke marrë me vete dhjetëra automjete.
Autoritetet jo vetëm në Siçili, por edhe në Kalabri, ku po ashtu ka pasur probleme nga reshjet e dendura, vendosën që këtë të Hënë të mbyllin shkollat dhe disa aktivitete publike, deri në qetësimin e motit.
Katastrofike, situata edhe në anën tjetër të globit, në brigjet perëndimore të Shteteve të Bashkuara. Erërat e forta shkaktuan përmbytje e shkulën me rrënjë pemët në San Francisko. Të paktën 370 mijë njerëz janë pa energji elektrike nga e Diela, prej shkëputjes së linjave të transmetimit nga Kalifornia në shtetin federal të Uashingtonit në veri-perëndim.