Sllovenia është goditur nga një stuhi e fortë. Si pasojë e reshjeve të dendura, bodrumet janë përmbytur, pemë të shumta janë rrëzuar dhe çatitë e shtëpive janë dëmtuar. Situata më e vështirë është shfaqur në Lubjanë, ku autostradat janë mbuluar nga uji, sikurse edhe parkingjet nëntokësore. Në disa raste shoferët kanë mbetur të bllokuar ne makinat e tyre.
Edhe teatri në Lubjanë është përmbytur gjate shfaqjes. Shërbimet e emergjencës kanë njoftuar se prej orës 20 të mbrëmjes e deri në mesnatë kanë mbërritur mbi 2700 telefonata për ndihmë.
Ndërkohë, moti i keq ka përfshirë edhe Gjermaninë. Stuhia e fuqishme ka lënë të plagosur 7 persona dhe dëme të shumta materiale.
Pamjet të publikuara në mediat tregojnë pemë të rrezuara edhe çatitë e shtëpive të shkatërruara.