Në Auckland situata është kritike ku kanë humbur jetën tre persona, qindra njerëz u bllokuan në aeroport
Tre persona kanë vdekur dhe të paktën një tjetër rezulton i zhdukur pasi nivelet rekord të reshjeve shkaktuan përmbytje në qytetin më të madh të Zelandës së Re, Auckland, që çoi në mbylljen e aeroportit dhe evakuimin nga shtëpitë.
Një gjendje e jashtëzakonshme mbeti në fuqi në qytetin me 1.6 milionë banorë pasi shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan dëme të konsiderueshme. Sasia e shiut që zakonisht do të binte gjatë gjithë verës goditi zonën në një ditë të vetme me më shumë se 150 mm shi që ra në vetëm tre orë në disa vende.
Autostradat u mbyllën dhe shirat e fuqishëm përmbytën shtëpitë ndërsa qindra njerëz u bllokuan në aeroportin e Auckland pasi pjesë të terminalit u përmbyt dhe fluturimet u anuluan. Policia tha se gjeti trupin e një burri në një kanal dhe një tjetër në një parking të përmbytur.
“Prioriteti ynë është të sigurojmë që banorët e Auckland-it të jenë të sigurt, të strehohen dhe të kenë akses në shërbimet thelbësore që u nevojiten”, tha kryeministri i Zelandës së Re, Chris Hipkins.
Stuhia bëri që edhe një koncert i Elton John të anulohej. Një koncert i dytë i John që ishte planifikuar në stadium është anuluar i cili do të mbahet të shtunën mbrëma. Rreth 40,000 njerëz pritej të ndiqnin çdo koncert në Mt Smart Stadium.
Kryetari i bashkisë së Auckland, Wayne Broën ka deklaruar se situata është kritike në disa zona për shkak të shkallës së rëndë të dëmtimit që ka sjellë edhe ndërprerje të energjisë elektrike për mijëra familje. Menaxhimi i Emergjencave të Auckland në një postim në Twitter bëri të ditur se pjesët veriore, veriperëndimore dhe perëndimore të qytetit u prekën nga përmbytje të konsiderueshme.
Agjencia këshilloi banorët në zonat e rrezikuara nga përmbytjet që të pranonin evakuimin dhe hapi një qendër e në West Auckland. Nga përmbytjet u bllokuan edhe rrugët kryesore, duke shkaktuar radhë të gjata trafiku në autostrada. Meterologët kanë deklaruar se kushtet e motit pritet të përkeqësohen.