Moti i keq vështirëson operacionin e autoriteteve për të shpëtuar banorët
Më shumë se 1.76 milionë njerëz janë prekur nga përmbytjet e mëdha në provincën Shanxi të Kinës. Mediat raportojnë se shiu i rrëmbyeshëm, javën e kaluar, çoi në shembjen e shtëpive dhe rrëshqitjeve të tokës në më shumë se 70 rrethe dhe qytete.
Reshjet e dendura po pengojnë operacionet e shpëtimit, thanë zyrtarët.
Përmbytjet vijnë më pak se tre muaj pasi shirat ekstreme në provincën Henan lanë më shumë se 300 të vdekur.
Autoritetet kineze thonë se më shumë se 120,000 njerëz janë evakuuar ndërsa 17,000 shtëpi janë shembur në të gjithë provincën Shanxi .
Ndërsa raportohet për katër policë që kanë humbur jetën.