Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në njësinë administrative të Postribës. I plagosur ka mbetur Çel Shabaj.
Mësohet se shkak i ngjarjes është bërë një konflikt i çastit, pas debatit me fjalë autori ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar Çelj Shabajn në këmbë duke e lënë të plagosur.