Përplasje deklaratash Rusi-BE

Palët pretendojnë se ekonomia është drejt falimentimit

Më 17 Prill, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në një intervistë për gazetën gjermane “Bild” deklaroi se është çështje kur sanksionet ndaj Kremlinit do te sjellin dështimin e ekonomisë ruse.

Nuk ka vonuar kundërpërgjigja e nënkryetarit te Këshillit rus të Sigurisë Dmitry Medvedev, nga që e quajti Von der Leyen si “tezja europiane“. Për Medvedev se është BE-ja që do të pësonte falimentim moral dhe material. Sipas tij, sistemi financiar i BE-së nuk është mjaft I qëndrueshëm ndaj besimi i njerëzve po bie.

Pika e dytë, të cilës, sipas Medvedev që BE-ja duhet t’i kushtojë vëmendje, lidhet me hiperinflacionin qe do të çojë në mungesën e “produkteve elementare në dyqane” dhe një krizë të re migracioni madje edhe nga Ballkani Perëndimor. Për Medvedev, rritja e fortë e çmimeve do të pasohet nga zhgënjimi i europianëve të zakonshëm ndërsa liderët e BE-së nuk do të jenë në gjendje të fajësojnë Rusinë për problemet e tyre ekonomike.

Ky fluks i refugjatëve do të shkaktonte sipas tij një valë krimi të dhunshëm “më keq se ai shqiptar”. Duke iu rikthyer Von der Leyen zyrtari i lartë rus shkruan se pas kësaj, “tezet dhe xhaxhallarët e Brukselit” do të duhet të ndryshojnë deklaratat e tyre, përndryshe Europa “do të digjet nga zjarret për lavdinë e heronjve të Maidanit”.

Mediat perëndimore raportojnë mundësinë e dështimit të Rusisë për faktin se Federata Ruse nuk mund të shlyejë borxhin publik në Dollarë. Madje presidenti Biden po planifikon sekuestrimin e miliarda Dollarëve që bankat ruse kanë të depozituara në SHBA. Ekonomia ruse pritet qe të tkurret me të paktën 15% këtë vit, që sinjalizon një recesion të thellë.

Ekspertët paralajmërojnë se rënia ekonomike ruse mund të jetë edhe më e mprehtë nëse do të vendoset embargo e plotë për furnizimet ruse me naftë e gaz. Kufizimet e deritanishme përfshijnë sektorë të ndryshëm të ekonomisë ruse, nga bankat te eksportet e qymyrit.

Ndërkohë, qindra kompani të huaja kanë pezulluar ose ndërprerë plotësisht veprimtarinë e tyre në Rusi. Moska i konsideron këto masa si “të paligjshme” dhe u është përgjigjur atyre me kundërsanksione siç është rasti i detyrimit ndaj Perëndimit për ta paguar gazin në Rubla. BE-ja ka kundërshtuar ultimatumin e Moskës ndersa synon që të ulë varësinë e saj nga gazi rus me dy të tretat këtë vit dhe t’i japë fund importeve ruse të karburanteve fosile deri në vitin 2027.

 

Leave a Reply