Incidenti në Samitin e vendeve të Detit të Zi
Ky filmim tregon momentin kur një deputet ukrainas, godet me grusht një koleg rus, gjatë samitit të delegatëve të asambleve parlamentare të bashkëpunimit ekonomik të vendeve të Detit të Zi në Ankara.
Sherri nisi pasi deputeti ukrainas Oleksandër Marikovski shpalosi flamurin ukrainas prapa ruses ruse Olga Timofejeva që kishte marrë fjalën në podium. Por deputeti tjetër rus Valeri Stavistki ia rrëmbeu nga dora, çka nxiti ukrainasit ta ndjekë dhe ta grushtojë. Të pranishmit e tjerë ndërhynë për t’i ndarë.
Pjesë e diskutimeve të samitit ishin vështirësitë e eksportit të grurit ukrainas, pavarësisht se verën e kaluar Kievi dhe Moska arritën një marrëveshje me ndërmjetësimin e Turqisë dhe Kombeve të Bashkuara, për të mos e bllokuar eksportin.