Përplasje me armë në Prishtinë, 1 i vrarë dhe 5 të plagosur

1 i vrarë dhe 5 të plagosur është bilanci i një përplasje me armë gjatë mbrëmjes në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës.

Sipas mediave vendase, në përplasjen e armatosur u përfshinë dy grupe kriminale të njohura në kryeqytet.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Aktash”. Njëri nga anëtarët e grupeve mbeti viktimë si pasojë e të shtënave fatale. Raportohet se ai kishte dalë nga burgu kohët e fundit.

Shkaku i përplasjes së armatosur mes dy grupeve ende nuk dihet, megjithatë Policia e Prishtinës është duke hetuar.

Leave a Reply