Mosmarrëveshjet mes anëtarëve të komisionit qëndror të zgjedhjeve në Kosovë, janë përshkallëuar ndjeshëm, këtë herë për afatin e votimit nga diaspora.
Sipas ligjit zgjedhor votat me postë duhet të pranohen deri në 24 orë para ditës së zgjedhjeve, por Lëvizja Vetëvendosje kërkon që afati të shtyhet me një ditë, deri më 13 shkurt.
SAMI KURTESHI
ANETARI I KQZ-së, LVV
“Kjo çështje që cenon të drejtat e votuesve për të marrë votën e tyre, nuk është më votim është krim. Krimi do dënim. Unë për këtë çështje nuk votoj. Vetëm një po ua them, nëse kjo shkon kështu, unë personalisht kam me ngritë kallëzim penal ndaj të gjithë anëtarëve të KQZ-së që vendosin për këtë”
Por Sami Hamiti nga radhët e LDK-së e konsideroi shantazh qëndrimin e Vetëvendosjes.
SAMI HAMITI
ANETAR I KQZ-SE, LDK
“Edhe kallëzim penal bëj, nuk e kemi problem. A po na shantazhon? Po s’jemi duke t’u tutë o Sami hiq. Pse kryetare këta që sot po merren me kaq vullnet të madh për këto vota, qysh bre i mbrojtën në vitin 2019 votat”.
Ashpër ka reaguar edhe kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, duke përsëritur se është në shënjestër të sulmeve politike.
VALDETE DAKA
KRYETARE E KQZ, KOSOVE
“Unë jam duke marr rënie nën brez qe tri javë. Qe tri javë emri im nuk zbret nga faqet e mediave. Qe tri javë ditë personaliteti im është bërë personaliteti më I urryer I këtij shteti, duke falënderuar disa personaliteteve të caktuara. Me emra nuk I përmendi…Ju lutemi boll më se jeni duke na dhunuar psiqikisht”.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se nga 130 mijë e 168 aplikime janë verifikuar 102 mijë e 100 qytetarë me të drejtë vote nga diaspora, një rritje prej 225 për qind krahasuar me aplikimet në zgjedhjet e vitit 2019.