Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në qytetin e Laçit, ku për pasojë 5 persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri, dy prej tyre në gjendje të rëndë për jetën.
Të plagosur janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë ish-Gjykatës, ku sipas burimeve disa persona kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti.
Sipas burimeve paraprake, autorët kanë qëlluar me automatik drejt makinës që ishte në lëvizje brenda të cilës ndodheshin 3 prej të plagosurve.
Të njëjtat burime shtojnë se mes të plagosurve është një grua e cila është qëlluar aksdientalisht pasi ishte në afërsi të vendit të ngjarjes duke shitur qirinj.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për zbulimin e autorëve si dhe të motiveve të ngjarjes.


