Gjykata e Lartë pezulloi procesin gjyqësor ndaj deputetit Tom Doshi, ish-deputetit Mark Frroku dhe Durim Bamit, të tre të akuzuar për “kallëzim të rremë” pasi sajuan historinë e vrasjes së Doshit me porosi të kryetarit të Kuvendit Ilir Meta. Gjykata vendosi t’i drejtohet Kushtetueses, pas kërkesës së Frrokut dhe Bamit për ndarjen e çështjes së tyre nga ajo e deputetit Doshi. Prokuroria e kundërshtoi kërkesën e avokatëve, pasi me ndarjen e dosjeve mund të prishen provat por Kolegji Penal vendosi t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar interpretimin ligjor të rastit kur persona me imunitet gjykohen së bashku me ata që nuk e gëzojnë atë.Në gjykim morën pjesë deputeti Tom Doshi dhe Mark Frroku, i cili në dalje komentoi hetimin e nisur mbi pasurinë e tij. Tom Doshi nuk foli pas vendimit të Gjykatës, ndërkohë që deputeti akuzon Frrokun se ishte ai që e lajmëroi për atentatin që po organizohej nga kryetari i kuvendit Ilir Meta./ Vizion Plus
Forumi Ekonomik Botëror nis hetimet ndaj themeluesit, Klaus Schwab jep dorëheqjen
Forumi Ekonomik Botëror ka nisur një hetim ndaj themeluesit të tij, Klaus Schwab, pasi akuzohet për manipulim, duke përdorur fondet…