Në një kohë që lufta me pandeminë ka vënë në vështirësi gjithë botën, Pfizer dhe Moderna kanë vendosur të rrisin çmimet për vaksinat e tyre.
Pfizer ka rritur çmimin e vaksinës së saj Covid-19 në më shumë se një të katërtën, ndërsa Moderna me më shumë se një të dhjetën në kontratat e fundit të furnizimit me BE .
Grupet do të gjenerojnë dhjetëra miliarda dollarë të ardhura këtë vit ndërsa nënshkruajnë marrëveshje të reja me vendet që dëshirojnë të sigurojnë furnizime për doza nxitëse përballë përhapjes së shpejtë të variantit shumë me infektiv, Delta.
Kushtet e marrëveshjeve, të arritura këtë vit për një total prej 2.1 miliardë doza deri në vitin 2023, u rinegociuan pasi të dhënat e provës në fazën 3 treguan se vaksinat e tyre kishin norma më të larta të efikasitetit sesa dozat më të lira të zhvilluara nga Oxford/AstraZeneca dhe Johnson & Johnson .
Çmimi i ri për një dozë Pfizer është 19,50 € kundrejt 15,50 € që ishte më parë, raporton Financial Times.
Çmimi i një doze Moderna u bë 25,50 dollarë, tregojnë kontratat, nga ajo që ishte më parë, pra (22,60 dollarë)
Një zyrtar tha se kompanitë kishin përfituar nga fuqia e tyre në treg dhe kishin vendosur “retorikën e zakonshme farmaceutike. . . Vaksinat funksionojnë, kështu që ata rritën “vlerën”.