Disa njerëz u qëlluan me armë zjarri derisa ishin duke e festuar Fitër Bajramin në Philadelphian perëndimore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Nga policia thanë se të shtënat ndodhën jashtë një xhamie. Sipas Associated Press, të paktën dy viktima janë nga të shtënat.
Katër persona janë arrestuar dhe disa armë janë gjetur, raportoi mediumi lokal, ABC WPVI-TV.
Të paktën një viktimë u dërgua në Spitalin e Fëmijëve të Philadelphias, dhe se çdo oficer policie në dispozicion në qytet u thirr në vendngjarje.