Planet e Kinës për të aneksuar Tajvanin po lëvizin shumë shpejt

Sekretari amerikan Antony Blinken paralajmëroi se destabilizimi i ishullit ishte shqetësim për vendet në mbarë botën

Qeveria e Kinës po ndjek planet e saj për të aneksuar Tajvanin në një afat kohor shumë më të shpejtë nën drejtimin e Xi Jinping.

Komentet e bëra nga sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken vijnë teksa  partia komuniste në pushtet e Kinës takohet për kongresin e tyre dy herë në dekadë , takimi më i rëndësishëm i ciklit të saj politik. 

Në një fjalim madhor fundjavën e kaluar presidenti kinez u shpreh se planet për bashkimin me Tajvanin tanimë janë reale dhe dënoi ndërhyrjen e SHBA-ve dhe vendeve përëndimore në politikat e brendshme. Blinken u shpreh gjithashtu se  paqja dhe stabiliteti midis Kinës dhe Tajvanit ishin ruajtur me sukses për dekada, por Pekini kishte ndryshuar qasjen e tij.

“Në vend që të qëndrojë me status quo-në që u krijua, Pekini ka marrë një vendim thelbësor që status quo-ja nuk është më e pranueshme dhe është i vendosur të ndjekë ribashkimin në një afat kohor shumë më të shpejtë. Nëse mjetet paqësore nuk do të funksiononin, atëherë do të përdornin mjete shtrënguese, dhe ndoshta nëse mjetet shtrënguese nuk funksionojnë, atëherë ndoshta mjete të forta për të arritur objektivin e tyre,” tha Blinken.

Uashingtoni pas vizitës së Nancy Pelosit e cila u kritikua ashpër nga zyrtarët kinezë, u zotua se do të mbronte ishullin duke dërguar aeroplan mbajtëse dhe forca ushtarake së bashku me Korenë e Jugut. Politikat amerikane nuk parashohin veprime ushtarake në Tajvan, mirëpo presidenti Biden ka shkuar përtej tyre dhe ka përsëritur disa herë se Uashingtoni do ta mbronte Tajvanin.

Ushtria Çlirimtare Popullore ka intensifikuar aktet e frikësimit dhe ngacmimit ndaj Tajvanit , duke përfshirë vendosjen e trupave ushtarake si dhe dronëve dhe pajisjeve të tjera në rast rreziku. Blinken paralajmëroi se destabilizimi i ngushticës së Tajvanit ishte”shqetësim i thellë për vendet në mbarë botën. Tajvani i ka dënuar veprimet e Kinës dhe i ka konsideruar provokative.

Leave a Reply