Ministri i jashtëm i Francës thirri të dërguarin kinez të martën pasi ambasada publikoi një artikull të dytë në faqen e saj të internetit duke kritikuar trajtimin që po i bënte Perëndimi krizës së koronavirusit, sipas “Reuters”.
“Disa opinione të shprehura publikisht nga përfaqësuesit e ambasadës kineze në Francë nuk janë në përputhje me cilësinë e marrëdhënies dypalëshe midis dy vendeve tona”, tha ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian në një deklaratë.
Komentet e fundit në faqen e internetit të ambasadës kineze, të cilat pjesërisht sugjeruan se vendet perëndimore kishin lënë pensionistët e tyre të vdesin në shtëpi pleqsh, vijnë pasi Franca urdhëroi miliona maska nga Kina për të frenuar mungesën në vend.