Video / Po ndiqej nga policia/ 28-vjeçari filmon veten para se të vetëvritej

Angel Hernandez Grado, i njohur si influencues, ka filmuar veten pak para se të kryente vetëvrasje.

Ai i ka dhënë fund jetës, teksa policia i ishte vënë në ndjekje pas rrëmbimit të një vajze.

Policia po e ndiqte 28-vjeçarin, pasi denoncimi që e dashura e tij kishte bërë për të. Ajo e akuzonte se e kishte lidhur dhe e kishte keqtrajtuar seksualisht , duke e goditur me sende të forta në kokë.

25-vjeçarja arriti të arratisej, kur Grado doli nga apartamenti për një shëtitje. Gjithashtu, ajo deklaroi se ai e kishte kërcënuar se do ta vriste nëse do tentonte të kontaktonte policinë.

Policia e ndoqi atë nëpër rrugët e qytetit, derisa arriti ta bllokonte nga të gjitha anët. Grado e kishte filmuar ndjekjen, dhe në video shihej me revole duke qarë.

“Nuk jam i dobët. Thjesht urrej jetën time. Jam i lodhur nga jeta”, dëgjohet duke thënë ai pak momente para se të kryente vetëvrasje.

 

 

Leave a Reply