Një kamion turk ka bllokuar për disa orë kalimin e kamionëve në doganën greke të Kakavijës.
Kamioni i tonazhit të rëndë po transporton gjeneratorin e spitalit të ri të Fierit,dhe është dhuratë e qeverisë turke.
I mbetur për disa ore në doganë, autoritetet greke po kërkojnë një mënyrë alternative për ta kaluar në territorin doganor,pasi përmasat e ngarkesës janë më të mëdha sesa gjerësia e korsive të kalimit.
Aktualisht kamioni është në pritje të kalimit.
Me manovra të vështira për shkak edhe të tonazhit të rëndë të ngarkesës,është bërë e mundur hapja e trafikut dhe lejimi e kalimit të kamionëve në këtë pikë kufitare.