Një operacion i gjerë me qëllim goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit u zhvillua në të gjitha qytetet kryesore të vendit mbrëmjen e të enjtes.
Aksioni u ndërmor nga RENEA e mbështetur nga disa grupe të forcave të ndërhyrjes së shpejtë, ato Shqiponja si dhe oficerë të krimit ekonomik.
Gjatë opertacionit, uniformat blu zhvilluan kontrolle të shumta në lokale të ndryshme ndërsa janë arrestuar mbi 100 persona dhe janë shoqëruar 200 të tjerë.
Vetëm në Tiranë, mësohet se janë prangosur 75 vetë. Po ashtu në Elbasan gjatë kontrolleve u shoqëruan 23 persona.
Kontrolle të shumta u zhvilluan dhe në Durrës, Berat e Korçë ku dhe këtu dhe pse nuk është bërë i ditur numri, mësohet se janë shoqëruar disa persona që janë kapur duke ushtruar aktivitetin e lojërave të fatit.
Policia nga ana tjetër, ka sekuestruar të gjitha kamerat e lokaleve ku ushtroi kontroll me qëllim identifikimin e të gjithë personave të implikuar pasi dyshohet se në mënyrë të fshehtë ata organizoni baste të ndyshme përmes aparateve celularë.