Nuk iu bind urdhrit për të ndaluar, e qëlluan 7 herë
Ky është një tjetër rast që tregon se si policia amerikane nuk ngurron të qëllojë me armë ndaj afro amerikanëve.
29-vjeçari, Jacob Blake u qëllua me 7 plumba në sy të bashkëshortes dhe fëmijëve të dielën në Kenosha të shtetit federal verior të Ëiskonsin-it në Shtetet e Bashkuara dhe ndodhet i shtruar në spital në rrezik për jetën.
Ai nuk iu bind urdhrit të efektivëve të policisë për të ndaluar dhe iu drejtua fuoristradës së tij. 3 efektivë e qëlluan duke i shkaktuar plagë të rënda, teksa ai hynte në krahun e shoferit.
Kliko linkun
https://uw-media.usatoday.com/embed/video/3427794001?placement=snow-embed
Dëshmitarët thanë se Bake po përpiqej të ndërmjetësonte një zënkë mes disa grave në atë zonë dhe nuk ishte i përfshirë në asnjë konflikt. Pas kësaj ngjarje, qindra banorë të zonës dolën rrugëve duke sulmuar policinë e duke u vënë flakën automjeteve të tyre.
Po të dielën, u publikua video e vrasjes së një tjetër afro-amerikani në Luiziana, ngjarje e ndodhur të premten.
Ngjarjet rrisin sërish tensionet e ngritura pas vrasjes së afro-amerikanit George Floyd më 25 maj në Mineapolis, që shkaktuar një valë të gjerë revoltash anti-raciste e kundër presidentit Donald Trump.