Policia Rrugore e Tiranës i bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe institucioneve shtetërore të marrin masa për likujdimin e gjobave të vendosura nga shërbimet e policisë për shkelje të rregullave të qarkullimit.
“Duke filluar nga data 01 Shtator 2015 , pasi nga shërbimet e policisë rrugore do të ushtrohen kontrolle të vazhdueshme , dhe për mjetet që do të rezultojnë me 1 gjobë, të cilës i ka kaluar afati 30 ditor i arkëtimit do të bëhet bllokimi administrativ deri në arkëtimin e tyre. Gjithashtu, për rastet kur mjeti brenda 3 muajve nuk shlyen detyrimet, dhe nuk tërhiqet nga pronari, mjeti do të konfiskohet”, bën të ditur policia e Tiranës.
Policia i kërkon përdoruesve të mjeteve që të verifikojnë targat dhe të likujdojnë gjobat sipas afatit.