Policia e Moskës ka arrestuar disa, kryesisht të rinj, pjesëmarrës në protestat e mbajtura në kryeqytetin rus.
Pas vendimit të gjyqësorit rus për të ndryshuar dënimin me kusht në burgim për liderin e opozitës, Alexei Navalny, simpatizantët dolën të protestojnë në Sheshin Manezhnaya, raporton cnn.
Prania e shtuar e policisë dhe masat e sigurisë janë vërejtur në pjesë të tjera të kryeqytetit rus me qëllim të parandalimit të përhapjes së demonstratave.
Sipas pretendimeve të autoriteteve ruse, Navalny dhe vëllai i tij dëmtuan financiarisht kompaninë e Yves Rocher, për të cilën ata morën dënime me kusht prej tre vjet e gjysmë.
Navalny u sëmurë gjatë një fluturimi nga Tomsk për në Moskë, në gusht të vitit 2020 dhe u vendos në një gjendje kome në një spital në Siberi, para se të transferohej në Gjermani.