Policia zvicerane në aksion për ta gjetur një të dyshuar për terrorizëm

 

Autoritetet franceze janë vënë në kërkim të një lideri të rëndësishëm të një organizate islamike që dyshohet të ketë lidhje me terrorizëm.

Prokurorët kanë thënë se i dyshuari, shtetas gjerman, është anëtar i bordit i Këshillit Qendror Islamik në Zvicër (ICCS), raportojnë mediet ndërkombëtare, transmeton KP.Ai dyshohet se ka përdorur videot e bëra gjatë vizitave të tij në Siri për qëllime propagandistike.Sipas kryeprokurorit zviceran, i dyshuari ka bërë video nga aktivitetet e organizatës terroriste Al-Kaeda dhe nuk është distancuar nga veprimet e tyre.Zvicra mbetet ende e alarmuar nga terrorizmi pas sulmeve në Paris natën e 13 nëntorit, ku mbetën 130 të vdekur.Autoritetet zvicerane kanë thënë se janë duke i trajtuar 46 raste kriminale të lidhura me “motive xhihadiste” dhe terrorizëm.

Leave a Reply