Morawiecki: Jam pro dënimit me vdekje për krimet më të rënda
26 vite pasi hoqi dënimin me vdekje, Polonia duket se po i rikthehet idesë për ta rivendosur këtë masë ekstreme ndaj kujtdo që bën krime të rënda.
Ka qenë kryeministri polak, i cili në një komunikim me qytetarët në rrjetet sociale bëri deklaratën e pazakontë duke u shprehur “pro” dënimit me vdekje. Mateush Moravicki pranoi se nuk ndante të njëjta pikëpamje katolike për këtë çështje me Kishën, ndonëse kryeministri polak njihet si praktikant katolik.
“Për mendimin tim, dënimi me vdekje duhet të lejohet për krimet më të rënda. Heqja e dënimit me vdekje ishte një shpikje të parakohshme.”
Polonia ishte një nga vendet e pakta që i përkiste Këshillit të Evropës, e cila deri në vitin 1997 ende lejonte dënimin me vdekje për të dënuarit për krime lufte. Dënimi kapital u hoq teksa Polonia përgatitej për t’iu bashkuar vendeve të Bashkimit Europian.
Në vitin 2013, presidenti i kohës Bronislav Komorovski, nënshkroi ligjin që parashikonte heqjen e dënimit me vdekje në çdo rrethanë, siç përcaktohet në Protokollin 13-të të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.