Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Poposki më 17 dhjetor pritet ta vizitojë Athinën. Vizita e ministrit Popovski hap dilema të mëdha, të cilat lidhen edhe me zhvillimit e fundit në Maqedoni, respektivisht ndryshimet politike që ndodhin në vend me marrëveshjen e Përzhinos, e cila nga shumë analistë është vlerësuar se do t’i jap kahje tjetër orientimit të Maqedonisë.Njohësit e rrethanave, këtë vizitë e shohin edhe në funksion të çështjes së zgjidhjes së kontestit të emrit midis Maqedonisë që disa vite radhazi prolongohet. Ky parashikim që lidhet edhe me çështjen e zgjidhjes së emrit, ka të bëjë edhe me zhvillime tjera në Maqedoni, kur dihet se nga 15 dhjetori Nikolla Gruevski nuk do të jetë më kryeministër i Maqedonisë. Shumë zëra, thonë që ky është një moment shumë i përshtatshëm për t’i dhënë zgjidhje çështjes së emrit, në këtë fazë kur qeveria më tepër do të jetë teknike, shkruan TetovaSot.Çështja e emrit është njëri ndër kushtet kryesore që bashkësia ndërkombëtare ka vendosur për Maqedoninë për pranim në strukturat euro-atlantike dhe për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në të gjitha institucionet evropiane dhe në të gjitha debatet zgjidhja e çështjes së emrit është prioritet për Maqedoninë krahas procesit politik që zhvillohet me marrëveshjen e Përzhinos.Bashkimi Demokratik për Integrim e ka orientim kryesor anëtarësimin në NATO dhe BE. Në vijë të këtij orientimi dhe të zhvillimeve në Maqedoni, kjo parti ka ruajtur kursin dhe prioritetet për zgjidhjen sa më të shpejtë të çështjes së emrit dhe bashkë me këtë edhe anëtarësim në strukturat evropiane.Ndryshe, zyrtarisht, vizita e ministrit Popovski ka të bëjë me çështje që më herët janë diskutuar në nivel ministrash mes dy shteteve. Maqedonia dhe Greqia për momentin janë duke folur për masat për ndërtimin e besimit midis dy vendeve, të cilat janë dakorduar para disa muajve.Pas bisedimve të fundit midis përfaqësuesve grekë dhe të Maqedonisë, MPJ greke kumtoi se bisedimet janë mbajtur në atmosferë miqësore dhe konstruktive, ndërsa është diskutuar midis tjerash, për konsultimet politike midis dy ministrive, dialogun bilateral për çështje të sferës së BE-së, bashkëpunimit në kuadër të IPA 2, TAIEKS dhe programeve Tuining, bashkëpunimit universitar, lidhshmërisë, menaxhimit me kufirin, migrimin, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Gazeta LAJM
Protesta kundër qeverisë në Serbi
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duke protestuar kundër presidentit të Serbisë Aleksandar…