Portalet e korruptuar në gjah pas opinionistëve “dembel”

“… kur flasim për mediat, kemi një ide intuitive për komunikimin njerëzor…”, “… komunikimi është kuptim i dyanshëm…”, “… Ndonëse analistët mund të diskutojnë rreth anësive të reportazhit…”, “… në mënyrë alternative ato mund të hartohen si zëri i qetë…”, “… editoriali nënkupton një ndërhyrje politike”, “kurse në shtetet tjera ku jetojnë shqiptarët, siç janë Shqipëria dhe Kosova…”, “… kurse ata vërehen vetëm në profelet e tyre në rrjetet sociale…”

Shkruan: Nazif Pjaziti

 

Fjalitë e çoroditura të sjella këtu në krye të këtij shkrmi janë vetëm disa “margaritarë” idiotike të një “komenti” me titull “Sa “dembel” janë bërë opinionistët në Maqedoni”, të botuar në një nga portalet tepër amatore që tenton t’ju imponohet shqiptarëve të Maqedonisë dhe jo vetëm! Ky “koment” përfundon me një kritikë mbi opinionistët që nuk i ofrojnë opinionet e tyre te ky “portal” por shkojnë dhe i botojnë nëpër “profelet” e tyre të rrjeteve sociale edhe atë me nga 3-4 rreshta “që nuk mjaftojnë për informimin e opinionit”!!!  Për herë të parë degjohet kjo “teori” e mbrapshtë që flet se opinionet na qenkan sa për informim të opinionit!

“Komenti” në fjalë mundohet të jetë kritikë për të gjithë profesorët, për të gjithë politikanët, intelektualët, opinionbërësit të cilët na qenkan bërë tepër “dembel”, sipas analizës së këtij portali të shkretë! Po ky portal a duhet të ketë obligime ndaj opinionbërësve, ndaj analistëve e komentusve, apo s’e rruan fare!!

Portali që nuk është i denjë t’i zihet as emri ngoje, flet për një dukuri për të cilën nuk është i vetëdijshëm se sa shumë ka kontribuar vetë ai. Paska ardhur në derexhe që të “ngacmojë” opinionistët duke shpresuar se mbase do të turren dhe do të shkruajnë për te!

Ky portal, po harron se është shembull tipik i njëanshmërisë dhe, mbi të gjitha, shembull tipik i “mediumit” të kapur nga korrupsioni! Ky portal po harron se është portal partiak, po harron se nuk e pranon mendimin ndryshe, atë mendim, bie fjala, që do ta lavdëronte një veprim të një partie opozitare, apo të një lideri opozitar! Në mesin e partive të tjera që nuk janë “pronarë” të këtij portali ka me qindra analistë, komentues, opinionistë, intelektualë të ndryshëm që do të mund të ndihmonin në krijimin e një opinioni më të shëndoshë si në politikë ashtu edhe në kulturë, përtej atyre të bëmave jo të shëndetshme të themeluesit të këtij portali.

Portali jo i denjë që t’i zihet emri ngoje, po harron apo nuk po dëshiron të kuptojë se është shndërruar në dritare të zymtë të përhapjes së “të vërtetës” të Mulla Sulës, i cili, gjithandej lavdërohet se paguan trash prandaj “nuk ka çare pa më shërby se…”! Vetëm vitin e kaluar, pikërisht në këtë kohë, ka qenë korrekt në raport me opozitën e Mulla Sulës! Në ditën që nuk u ftua “pronari” i këtij portali në iftar nga ana e Mulla Sulës, menjëherë ia botoi një opinion të “armikut” të tij!

Ky portal i kotë jo njëherë ka ditur të botojë sajime, gënjeshtra, shpifje, qëdrime të një anshme, duke u munduua që t’i prezantojë si të vërteta! Po e vërteta tjetër? “Gazetarët” e këtij portali a përcjellin media dhe portale të tjera apo janë dashuruar në portalin e tyre sa mendojnë se nuk ka tjetër si ky. Është e vërtetë, nuk ka si portali i tyre dhe ishalla kurrë nuk do të ketë më të tillë! Nuk është rroli i opinioistëve që të informojnë, siç mendojnë “redaktorët” e këtij portali, por, ky rol i përket ekskluzivisht gazetarëve! “Gzetarët” e këtij portali a kanë lexuar ndonjëherë të vërteta që dalin gjithandej nga opozita e Mulla Sulës? A e dinë këta “gazetarë” se në profesionin e gazetarisë investigimi gazetaresk është alfabeti i gazetarisë, apo akoma kanë ngelur te lajmi si shkrim gazetaresk! Opozita e Mulla Sulës deri më sot ka publikuar me qindra afera, opozita e Mulla Sulës ka publikuar me dhjetra dokumente, me qindra argumnte e fakte që flasin për keqpërdorime dhe krime të Mulla Sulës dhe të bashkëpunëtorëve tëë tij, të cilat, portali paçavër madje na i servon si “aktivitete të denja kombëtare e fetare” të Mulla Sulës! Portali i denjë do të merrej edhe me këta argumente, do t’i hulumtonte e do t’i zbardhte, qoftë edhe për ta demaskuar opozitën e Mulla Sulës; do të hapte debat per triumfin e së vërtetës, do t’i përallte të gjitha palët në altarin e së vërtetës dhe jo t’i impononte si vlera shpifjet, trillimet, krimet dhe djallëzitë e Mulla Sulës ndaj të cilit tashmë është krjuar një urrejtje gjithëkombëtare.

Portali në fjalë, si dhe disa portale të tjerë, tashmë janë shndërruar në vegël të gënjeshtrave të Mulla Sulës, në pazmorë që e mbulojnë Mulla Sulën  duke ia zgjatur jetën në veprime destruktive! Sot opozita e Mulla Sulës nuk janë dy-tre “puçistëë” por janë edhe një 400-500 mij shqiptarë të Maqedonisë që nuk dëshirojnë t’ia dinë për Mulla Sulën, që kanë dëshirë të lexojnë edhe anën tjetër të së vërtetës për Mulla Sulën dh jo vetëm atë “të vërtetë” të cilën për pak euro ua shet Mulla Sula. Institucioni i BFI-së nuk mbrohet duke e mrbojtur Mull Sulën tashmë të pambrojtur! Këta portale të kapura nga Mulla Sula mos të mendojnë se shantazhin do ta praktikojnë edhe tek garniturat e tjera që përmbysin krimin dhe gënjeshtrën, sepse në atë përmbytje të madhe do të fundosen edhe vetë portalet e kapura nga thonjtë e pista të korrupsionit të Mulla Sulës.

A guxon të flasë e të kritikoj “një portal” i cili iftarin e Mulla Sulës te Gjorgje Ivanovi e propagon si një “sukses” të paarritshëm kombëtar e fetar? A guxon të flasë e të kritikojë “një potrtal” i cili nuk e shpreh opinionin e vet nëpër editoriale dhe shkrime autoriale mbi iftaret e Mulla Sulës që i ha me pasanikë, me politikanë e me bisnesmenë, kurse i paguan me paratë që ua vjel fukarave të vendit? A guxon të hesht një “portal” objektiv karshi faktit që Mulla Sula nuk e shtroi qoftë vetëm një iftar në tavolinë për 3-4 të varfër?

Ja pra se pse portali i padenjë t’i zihet emri ngoje si dhe disa të tjerë të shitur si fara luedielli, ja pse nuk kanë të drejtë të kritikojnë për mungesë të opinionistëve. Kanë nevojë të shkëputen nga korrupsioni i Mulla Sulës, të pavarësohen nga “themeluesit” paertiakë dhe të reflektojnë mbi dukuritë e pista që nuk mund të shiten si vlera kmbëtare. Fatkeqësisht, këta portale janë shndërruar në tezga të Mulla Sulës ku shesin “mall” të kalbur, të krimbur e të myktë, i cili rrezikon që ta helmatosë tërë shoqërinë tonë shqiptare.

Falë Zotit, shqiptarë janë shumë vigjilentë dhe hisorikisht, gjithnjë ia kanë dalur në raport me dukuritë që janë munduar t’ua ngatërrojnë këmbët në rrugën e aspratave për krijimin e një shoqërie të shëndoshë, ashtu siç është gjenetikisht – ngadhnjyes mbi shpifjet, trillimet, gënjeshtrat, elementa këta të një propagande antikombëtare e antifetare!

Leave a Reply