Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas bërjes publike nga ana e Kryeministrit të 12 emrave të rinj që do të drejtojnë qarqet në vend.
“Llustraxhiu doli sot me 12 shërbëtorë të rinj, në një përpjekje të dëshpëruar për ta çuar vëmendjen diku tjetër, i zënë siç është nga skandali i madh i narko-shtetit. Po ç’lidhje kanë ca të emëruar, që as nuk do të marrin frymë pa lejen e tij, kur pushtetin e vërtetë ai e ndan me kupolën mafioze e me oligarkët e tenderave?”, shkruan Basha.
“Siç janë punët, 12 prefektët janë 12 anëtarët e rinj të bandës. Ndoshta, ka prej tyre që nuk janë nisur me atë qëllim, por shpejt, do ta shohin veten si noterë e shërbëtore të Habilajve e familjeve mafioze që janë realisht prefektët e Edi Ramës në 12 qarqet e vendit”, vijon më tej kreu i PD.