Premtimi i Ramës: Shtëpitë e reja në Thumanë mbarojnë vitin tjetër

Pranvera e 2021 është vendosur si afati i përfundimit të ndërtimit të shtëpive individuale dhe apartamenteve për banorët, shtëpitë e të cilëve u shkatërruan nga tërmeti i Nëntorit.

164 shtëpitë individuale do të ndërtohen nga marrëveshja e nënshkruar mes qeverisë dhe të ardhurave të mbledhura nga fondacionet private, ndërsa 230 apartamentet nga shteti.

I pranishëm në zonën ku pritet të ngrihet një lagje e re, ku investimi përfshin edhe gjithë infrastrukturën mbështetëse, kryeministri Edi Rama, tha se një vit pas lëkundjes sizmike që i mori jetën 51 personave dhe shkatërroi me mijëra shtëpi, shumë prej objekteve të shembura  do të jenë në fazë ndërtimi.

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Banorëve që janë në pritje të shtëpive te demtuara nga termeti ju them që po punohet intensivisht. Proceset kanë qenë shumë të ngjeshura. Fatkeqësisht interferimi i epidemisë na vonoi pak, kryesisht për garat, pasi garat kanë qenë të hapura dhe kompanitë e kanë pasur të pamundur të marrin pjesë, sidomos kompanitë e huaja dhe kanë kërkuar shtyrje, gjë që na ka pezulluar dhe procese të tjera, por ajo që është e rëndësishme është që absolutisht në 26 nëntor, 1 vit nga tragjedia, gjërat do të jenë dukshëm ndryshe e në 26 nëntor do hapim dyert e shumë shkollave dhe do të hapim dyert e jo pak shtëpive edhe pse do të na duhet të vazhdojmë punën e të kompletojmë gjithçka vitin e ardhshëm”.

Nga qytetarët ai kërkoi mirëkuptim pasi plani i rindërtimit është kanalizuar dhe deri në mbyllje të 2021 shumë ndërtesa si banimi apo shërbimesh do të kenë përfunduar.

Leave a Reply