Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Në mbledhje marrin pjesë kryeministri Edi Rama, ministrat, Olta Xhacka, Niko Peleshi dhe Bledi Çuçi

Presidenti Bajram Begaj mbledh këtë të hënë Këshillin e Sigurimit Kombëtar për çështjen e sulmeve kibernetike iraniane.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë do të marrë pjesë Kryeministri Edi Rama, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve ligjzbatuese.

Kjo është mbledhja e parë e Këshillit të Sigurimit Kombëtar që prej marrjes së detyrës së Bajram Begajt në krye të shtetit.

Leave a Reply