Milanoviç nuk i arrin për pak 50% të votave
Pavarësisht se mori dyfishin e votave ndaj rivalit direkt, presidenti në detyrë Zoran Milanoviç do të përballet në balotazh me kandidatin e partisë në pushtet të Unionit Demokratik, Dragan Primoraç.
Socialdemokrati Milanoviç sipas exit poll-eve parashikohej të fitonte një mandat të dytë si president që në raundin e parë, por që nuk rezultoi i tillë pas numërimit të votave.
Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet pas dy javësh, më 12 janar.