Andrés Manuel López Obrador paraljamëronte sot “mikun e tij”, ish-presidentin amerikan Trump se zotimet e tij të fushatës dëmtojnë rreth “$300 miliardë që meksikanët sjellin në SHBA”.
López Obrador shtonte në letrën për Donald Trump se tentativat për mbylljen e kufirit do të sillnin “rebelim” për të dyja palët.
Trump kishte përsëritur zotimin e tij ekstravagant në konventën e republikanëve ku përmendi “pushtimin e Amerikës nga kufiri jugor, me fenomenin që sjell krim varfëri e shkatërrim të komuniteteve në të gjithë vendin tonë”.
López Obrador theksonte në letër integrimin e thellë ekonomik mes dy vendeve duke thënë se Kalifornia, Arizona, New Mexico e Texas, ashtu si dhe gjashtë rajonet meksikane ku kalon kufiri me SHBA, “përfaqësojnë ekonominë më të madhe në botë”, ndërsa rreth 1 milionë njerëz e 300,000 automjete përdorin kufirin çdo ditë.
Më tej ai shtonte: “E kuptoj se ti po bën fushatë dhe e di se ti nuk je – siç besojnë disa, njeri arrogant”.
Presidentët në Meksikë mund të kryejnë vetëm një mandat gjashtë vjeçar dhe në tetor López Obrador lë postin.
Presidentja në ardhje Claudia Sheinbaum, aleate e ngushtë e López Obrador është zotuar të vazhdojë politikat e tij, edhe pse nuk ka shumë ngjashmëri individuale me Obrador.
Në lidhje me çështjen kufitare Trump tha për rrjetin Fox News se kartelet e drogave po vrasin rreth 300,000 njerëz në vit në SHBA me fentanil, shkruan The Guardian.