Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekoruar këtë të enjte inspektorin Ibrahim Basha, i cili mbeti i vrarë një ditë më parë, në një aksion në fshatin Lazarat.
Kreu i Shtetit i ka atribuar atij Dekoratën e Artë të Shqiponjës, me motivacionin: “Për merita dhe shërbime të veçanta në luftën me grupet e strukturuara kriminale, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike”.
Gjithashtu, dekorata i është akorduar efektivit të ndjerë edhe për kontributet e tij në misionet luftarake në Afganistan dhe Irak, “në mbrojtje të paqes dhe lirisë, duke luftuar kundër terrorizmit ndërkombëtar”.