Presidenti ukrainas Vladimir Zelenski u është drejtuar qytetarëve të tij përmes një videomesazhi ku i ka këshilluar të mos panikosen për shkak të frikës që ka krijuar një sulm i mundshëm ushtarak ngaRusia .
‘Ne do të bëjmë çmos për të ruajtur paqen në Ukrainë. Çfarë duhet të bëni? Vetëm një gjë, mos u panikosni. Qëndroni të qetë. Kini besim tek ushtria dhe vendi ynë .”
Sipas presidentit, përhapja e panikut po dëmton investimet në vend dhe klimën e biznesit. Sipas tij, zbrazja e llogarive bankare nuk është zgjidhje. Zelensky tha se këto rreziqe kanë ekzistuar prej kohësh, por vetëm tani po flitet për këtë çështje.
Përveç kësaj, presidenti ukrainas nënvizoi se të gjithë partnerët duhet të jenë efektivë “përtej fjalëve” pasi është e rëndësishme të mësohet më shumë se çfarë mund të bëjë Rusia. Sipas kreut të shtetit, duhen shpallur sanksione dhe masa specifike ndaj Moskës.