Princesha Sofia e Suedisë ka filluar që të punojë në një spital të vendit në mënyrë që të ndihmojë në luftën kundër koronavirusit.
Princesha 35-vjeçare, e cila është e martuar me princin Carl Philip, bëri së fundmi një kurs mjekësor tre ditor në Universitetin Sophiahemmet në Stokholm, ku ajo është anëtare nderi.
Tani ajo do të jetë në gjendje të japë kontributin e saj dhe të ndihmojë në luftimin e pandemisë. Deri më tani, koronavirusi ka infektuar 12,540 persona dhe ka shkaktuar 1,333 viktima në Suedi.
Fotot e publikuara nga mediat tregojnë princeshën ndërsa pozon bashkë me anëtarët e tjerë të stafit në spitalin Sophiahemmet. Siç e kërkojnë rregullat, të pranishmit qëndrojnë në një farë distance nga njëri-tjetri.
Universiteti në fjalë po trajnon të paktën 80 persona në javë për të ndihmuar në përballimin e fluksit që kanë aktualisht personelet mjekësore në vend.