Në Gjykatën themelore në Prishtinë janë dërguar për seancë dëgjimore 5 persona, të cilët u arrestuan të premten pas mesnate pranë liqenit të Badovcit në Kosovë, të dyshuar si anëtarë të ISIS.
Të arrestuarit janë Gazmend Halili, Milazim Haxhiaj, Besnik Latifi dhe Enis Latifi dhe një person tjetër.
Avokatja Enis Latifit, Sabrije Jashari bëri të ditur se në çantën e klientit te saj është gjetur një flamur i ISIS, një maskë, një palë doreza dhe një lloj helmi për të cilin nuk ka dhënë detaje.
Gjykatësi i çështjes është Vehbi Kashtanjeva, ndërsa nuk dihet nëse vendimi do të merret gjatë ditës së diel.