Raketa Starship e multimiliarderit Elon Musk u rrëzua gjatë uljes pas një fluturimi të shkurtër në një lartësi prej 12.5 km.
Sipas lajmit të publikuar nga BB, mjeti fluturues pa pilot, me emrin e koduar SN8, u nis nga baza Boca Chica, në Texas. Ishte fluturimi i tij i parë suborbital në lartësi të madhe.
Musk, gjithsesi u shpreh i kënaqur me eksperimentin.
Kjo ishte prova e parë e hollësishme për raketën që Musk beson se duhet të jetë në gjendje t’i dërgojë njerëzit në planetin Mars brenda gjashtë viteve. Ky prototip me çelik inox u ngrit mbi Gjirin e Meksikës, pastaj u kthye siç ishte planifikuar dhe fluturoi përsëri në juglindje të Teksasit pranë kufirit me Meksikën, ku u rrëzua ndërsa përpiqej të ulej.
” Mars, ja ku kemi ardhur !”, Shkroi në Twitter Elon Musk pas testit.
Multimiliarderi megjithatë kishte paralajmëruar se kishte të ngjarë të kishte një aksident gjatë eksperimentit të raketës. Për Musk, Starship është e ardhmja e kompanisë së tij SpaceX.