Pritshmëritë për “14 Majin”? Si përgjigjet Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar konferencën e përjavshme me gazetarët. Kur u pyet se çfarë pritshmërish ka PD-ja për 14 Majin, Berisha tha se bëhet fjalë për optimizëm dhe epërsi morale të padiskutueshme të opozitës.

Pyetje: A keni ju një pritshmëri se sa bashki do të fitojë partia Demokratike e drejtuar prej jush? Nëse kjo pritshmëri nuk do të arrihet, nuk do të plotësohet cila do të jetë përgjegjësia juaj?

Sali Berisha: A di ti ndonjë bashki do thuash në të cilën nuk ndiheni fitimtarë? Nuk di asnjë bashki të vetme që koalicioni “Bashkë Fitojmë” nuk ndihet fitimtar. Sot bashkë me përfaqësuesit e Partisë së Lirisë bëmë një bilanc dhe i morëm nga Konispoli gjer në Tropojë. Bashki, pas bashkie. Në të gjitha pa përjashtim, një optimizëm i paparë dhe epërsi morale e padiskutueshme e forcave opozitare. Pra mund të bëjmë fjalë për një pranverë si në ‘92. Kjo është përgjigja ime për të dyja pyetjet. 

Leave a Reply