Ukraina dhe Britania e Madhe nënshkruan një marrëveshje për prodhimin e armëve. Dokumenti u nënshkrua në një konferencë të industrisë ushtarake në kryeqytetin ukrainas, ku morën pjesë rreth 30 kompani britanike të mbrojtjes. Firmat britanike ishin aty për të diskutuar potencialin e sipërmarrjeve të përbashkëta me prodhuesit ukrainas të armëve dhe mbrojtjes. Ministri i Mbretërisë së Bashkuar për politikën tregtare Greg Hands tha se shpresonte se marrëveshja do të sillte përfitime për Ukrainën në fushën e betejës dhe gjithashtu do të ndihmonte ekonominë e saj në një afat më të gjatë.
Reuters: Arabia S. i ka paralajmëruar autoritetet gjermane për “qëndrimet ekstremiste” të sulmuesit
Një burim saudit i ka thënë Reuters-it se Arabia Saudite ka paralajmëruar autoritetet gjermane për sulmuesin pasi ai ka postuar…