Projektet novatore, delegacioni i BE shpall konkursin

Delegacioni i BE-së ka shpallur konkursin për Projekt Propozime për ndërtesat e reja që mund të përdoren për hoteleri me veçori arkitekturore tradicionale nga tri treva në Shqipëri. Më konkretisht në Shkodër, Korçë, Fier/Berat.

Ky konkurs i zhvilluar në kuadrin e programit IPA 2017 “Turizmi për Zhvillimin Ekonomik Vendor”, ka për qëllim të nxisë ndërtimin e strukturave të reja mikpritëse turistike në Shqipëri ose mundësisht rinovimin e atyre ekzistuese.

 

Kjo mund të arrihet nëpërmjet zgjidhjeve novatore për planifikimin e turizmit, arkitekturën, peizazhin dhe dizajnimin e brendshëm, por duke respektuar karakteristikat e shtëpive tradicionale shqiptare.

Mund të paraqesin projekt idetë e tyre të gjithë profesionistët e rinj, studentë apo të diplomuar me njohuri mbi arkitekturën (fusha që kanë lidhje me të). Mosha e aplikantëve duhet të jetë 20 deri në 35 vjeç dhe secili prej tyre duhet të paraqesë vetëm një propozim për trevë, pra deri në 3 propozime gjithsej.

Paraqitja e projekt ideve ka filluar në datën 20 Tetor dhe afati i përfundimit është edhe data 15 Dhjetor.

Do të përzgjidhen nga dy fitues për çdo vendndodhje, ku fituesi për Çmimin e Parë do të shpërblehet me 350 000 lekë dhe ai i Çmimit të Dytë me 200 000 lekë. Projekt idetë interesante, por jo fituese do të paraqiten në ekspozitat që do të zhvillohen në Tiranë si dhe gjatë aktiviteteve të Delegacionit të BE-së nëpër treva të ndryshme.

Leave a Reply