Prokurori Jack Smith nën hetim, përndoqi penalisht Donald Trump, burgosi Hashim Thaçin dhe ish krerët e UÇK-së

Një agjenci federale në SHBA ka nisur zyrtarisht hetimet për ish-Prokurorin e Posaçëm, Jack Smith, i cili ka mbikëqyrur dy hetime penale kundër presidentit amerikan, Donald Trump, pas mandatit të tij të parë në Shtëpinë e Bardhë.

Ky është një emër i njohur edhe për shqiptarët, pasi është personi që çoi në burg ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe ish-drejtues të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Zyra e Këshilltarit të Posaçëm ka konfirmuar për mediat se është duke hetuar nëse Smith ka shkelur ligjin i cili u ndalon punonjësve federalë të përdorin pozicionin e tyre për aktivitete politike.

Vendimi është marrë pas një kërkese për hetime të nisur nga senatori republikan, Tom Cotton.

Zyra e Këshilltarit të Posaçëm është një agjenci federale e pavarur, e cila heton sjelljet e punëtorëve federalë, mirëpo nuk ka autoritet për të ngritur akuza penale.
Smith ka dhënë dorëheqjen nga detyra që në janar, kur Trump fitoi zgjedhjet.

Prokurori është bërë i njohur pasi ka ngritur dy raste penale kundër presidentit Trump, ku e akuzonte për mbajtje të jashtëligjshme të dokumenteve të klasifikuara dhe përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Asnjëri nga rastet nuk ka përfunduar në procesin e gjykimit, megjithatë njëri prej tyre vlejti që Gjykata Supreme t’u garantonte ish-presidentëve amerikanë imunitet nga ndjekja penale.

Leave a Reply