Prokuroria e Vlorës i ka komunikuar këtë të shtunë tri akuza kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika: shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe ndërtim i paligjshëm, kryer në tokë publike ose shtetërore.
Krahas Gjikës, e njëjta akuzë i është komunikuar edhe drejtoreshës së Urbanistikës, Dorjana Sulaj. Ndërkaq, administratorit të një shoqërie ndërtimi në Vlorë, Artur Haxhi, akuza do t’i komunikohet javës tjetër.
Prokuroria bëri të ditur zyrtarisht se, brenda pak ditësh pritet të përfundojnë hetimet dhe në gjykatë do të dërgohet kërkesa për gjykim.
Kreu aktual i Bashkisë së Vlorës është përballur edhe më herët me organin e akuzës, në një çështje gjyqësore, në përfundim të së cilës u shpall i pafajshëm.