Teksa pritet që Inter të sigurojë matematikisht titullin kampion këtë sezon, negociatat për të ardhmen e klubit tashmë po zhvillohen në prapavijë.
Steven Zhang, është në bisedime me një palë të interesuar nga Arabia Saudite, por që ka të dhëna se nuk është fondi shtetëror i investimeve publike.
Kompania e kinezit Zhang në vetëm 37 ditë, duhet të shlyejë kredinë prej 250 milionë eurosh plus 70 milionë euro interesa.
Përndryshe, fondi i përbashkët amerikan mund të vendosë një barrë mbi aksionet e klubit dhe të bëhet pronar i tij.
Pronari i Interit Zhang kërkon 1.2 miliardë Euro për klubin. Blerësi potencial thuhet se ka marrë informacione për situatën ekonomike të tre deri në katër viteve të fundit.
Gjithçka mbetet sekret, por jo për gjatë. Numërimi mbrapsht për Zhang ka nisur.