Njerëzve shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar në zjarret në Turqi do t’u jepen shtëpi të reja brenda një viti më së voni, tha ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çaushogllu.
“Qeveria gjithashtu ka qenë e shpejtë për të ofruar ndihmë financiare, me të paktën 10.000 lira turke nga deri në 50.000 lira turke të dhëna tashmë për familjet e prekura”, u tha Çaushogllu gazetarëve gjatë një vizite inspektuese në rrethin Manavgat.
Ai tha se përpjekjet po vazhdojnë për të shuar flakët në tri pika në Antalya dhe se ekipet po kryejnë vlerësimin e dëmeve në rajon dhe autoritetet do të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për të përmbushur kërkesat e të gjithë qytetarëve të prekur nga zjarret.
Deri më tani, Turqia ka vënë nën kontroll 160 nga 174 zjarre pyjore që nga java e kaluar, sipas një deklarate të fundit nga Drejtoria e Pyjeve e vendit.
Zjarret kanë shpërthyer në 39 nga 81 provincat e Turqisë, sipas drejtorisë, ndërkohë që 14 zjarre ende vazhdojnë në pesë provinca në Turqinë jugore dhe jugperëndimore.