Opozita proteston sërish sot përpara Bashkisë së Tiranës në orën 11:00. Për pasojë, policia ka njoftuar se do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore.
Konkretisht do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.
Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.