Në Uashington mijëra protestues kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër ndryshimit të klimës.
Protestuesit kanë bllokuar kryqëzimet kryesore, si pjesë e përpjekjeve të tyre për të paralizuar gjithë qytetin. Organizatorët u bënë thirrje njerëzve të mos shkojnë në punë ose shkollë për të marrë pjesë në protestë.
Protesta vjen pas grumbullimeve dhe marshimeve masive të të rinjve në qytetet e ndryshme të botës, ku morën pjesë qindra mijëra njerëz, të cilët kërkuan veprime urgjente për të luftuar ndryshimin e klimës.
Grupe protestuesish në Uashington bllokuan disa rrugë kryesore të hënën në mëngjes, duke vënë në lëvizje policinë për të devijuar trafikun.